Deskoska: Të amnistuarve ua falëm, por nuk harrojmë

Maqedonia

Deskoska: Të amnistuarve ua falëm, por nuk harrojmë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 10:56
Renata Deskoska

Pasojat nga çdo ligj për amnisti janë të njëjta, edhe nga ai i vitit 2001 edhe nga ky tani – falni, lironi nga dënimi, por ajo nuk do të thotë se harroni, thonë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në një intervistë për “Nezavisen”.

“Gjithmonë deri më tani, ligjet për amnisti kanë përmbajtur vetëm disa vepra të caktuara. Megjithatë, është fakt se ligji i fundit është bërë në një mënyrë më specifike. Miratimi i ligjit për amnisti nuk është proces i lehtë, veçmas që atë e votojnë viktimat e dhunës së 27 prillit. Nuk mendoj se është bërë që t’i përfshijë vetëm deputetët. Përndryshe pasojat nga ligj për amnisti janë të njëjta edhe nga ai i vitit 2001 edhe nga ky tani – falni, lironi nga dënimi, por ajo nuk do të thotë se harroni. Edhe me ato pasoja është e rëndësishme që të përballemi dhe të luftojmë, me ndjenjën e padrejtësisë, me mllefin, me kujdesin për porosinë që e dërgoni”, thotë mes tjerash ministrja Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat