Janeva: Kërkova burg shtëpiak sepse jemi bindur se nuk do të arratisen

Maqedonia

Janeva: Kërkova burg shtëpiak sepse jemi bindur se nuk do të arratisen

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:29
Katica Janeva

Jemi të bindur se Sasho Mijallkov, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski nuk do të arratisen dhe për këtë kemi kërkuar burg shtëpiak, tha prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, në intervistë për “Knala5”.

Për Janakiseskin dhe Boshkovskin thotë se ka dhënë informacione tjera lidhur me hetimet e prokurorisë.

Në lidhje me kritika e ministritë të Brendshëm, Oliver Spasovski, Janeva tha se ai nuk është kompetent për këtë dhe se ai duhet të shqetësohet për punën e tij sepse MPB është organ ndihmës i Prokurorisë.

“E rëndësishme është se këto persona kanë qenë nën hetimin financiar. Siç dihet edhe rasti “Pernadoria” është hetim financiar. Dhe në periudhën e ardhshme derisa vazhdon procedura do të bëhen vetëm analiza financiare të dokumenteve të mbledhura” tha Janeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat