Najçevska: Ne e kemi rrëzuar regjimin e kaluar, ndërsa një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë në qeveri

Maqedonia

Najçevska: Ne e kemi rrëzuar regjimin e kaluar, ndërsa një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë në qeveri

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:36
Profesoresha Mirjana Najçeska

Profesoresha Mirjana Najçeska tha se BDI është vazhdimësi e aktiviteteve më të korruptuara, më jodemokratike, më të dhunshme, më të liga, më të drejtpërdrejta që kemi hasur gjatë sundimit të 11 viteve të dyshes qeverisëse BDI-OBRM.

“Ose do të gjeni mënyrë për t’i pastruar ose do të bëheni një dyshe vetë me emrin BDI-LSDM. Edhe njëherë përsërisë: Marrëveshja e Ohrit duhet të shkojë në histori, ndërsa ne duhet të ndërtojmë shtet qytetar ku pushteti do të jetë nënkonrollin e qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve, por jo shfrytëzimin e qytetarëve dhe të mos i ndajnë qytetarët në struktura partiak-mafioze”, tha Najçevska.

Ajo kërkon që të lirohet administrata edhe nga prangat etnike. Ajo shtoi gjithashtu se BDI nuk mund të jetë në pushtet ashtu siç nuk mund të jetë tani në pushtet OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat