Joanidis: Nëse amnistohen pjesëmarrësit e 27 prillit, atëherë pse nuk ka amnisti edhe për “Grupin e Kumanovës”

Maqedonia

Joanidis: Nëse amnistohen pjesëmarrësit e 27 prillit, atëherë pse nuk ka amnisti edhe për “Grupin e Kumanovës”

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 17:41
“Grupin e Kumanovës”

Avokati Jovan Joanidis për televizionin “TV21” tha se ai nuk është kundër amnistisë, por u kundër amnistisë selektive. Ai theksoi se kjo duket më shumë si një treg politik, siç thotë ai, me të cilën minohet sundimin e ligjit dhe gjykatave dhe prokurorisë.

Ai shtoi se, nëse miratohet ligj për amnisti, me të cilën amnistohen personat që të janë të akuzuar për terrorizëm, duke iu referuar pjesëmarrësve të ngjarjeve të 27 prillit, atëherë pse nuk ka amnisti për anëtarët e “Grupit të Kumanovës”, të cilët gjithashtu janë të dënuar për terrorizëm, pyet avokati Joanidis.

Ai gjithashtu kritikon edhe ndryshimet në Kodin Penal, ku siç thotë, ky li.j është ndryshuar disa herë dhe se edhe tani nuk mund të kuptohet saktësish se çka dëshiron të arrijë legjislatura me këtë ligj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat