Tangi: Shpresoj që Maqedonia vitin e ardhshëm t’i filloj bisedimet për anëtarësim në BE

Maqedonia

Tangi: Shpresoj që Maqedonia vitin e ardhshëm t’i filloj bisedimet për anëtarësim në BE

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:16
Lilian Tangi

Franca me interes të madh ndjek zhvillimet në Ballkan dhe veçanërisht në Maqedoni, këtë e konfirmon deputetja franceze Lilian Tangi, e cila shpreson se Maqedonia do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, por sipas saj duhet të plotësohen disa kushte, gjegjësisht zbatimin e reformave, dekalroi ajo në intervistë për AIM-në.

Ajo tha se përherë të fundit është takuar me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ku dhe ka qenë e informuar për ngjarjet aktuale.

“Ne patëm rastin të shkëmbejmë pikëpamjet me të, së bashku me kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Franceze për situatën në Maqedoni. Biseduam për procesin e vlefshmërisë së procesit të marrëveshjes së arritur ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me ndryshimin e emrit në Maqedonia Veriore, për të cilën diskutohet në Kuvend. Ne donim të dinim se deri ku diskutohet. Gjithçka është inkurajuese, sepse informacioni që na është dhënë është se procesi është në rrugën e duhur, se ky është një debat publik në vend dhe se votimi në Kuvend është planifikuar për me 15 janar”, thotë ajo.

Sipas Tangi, angazhimi i Francës në vendet e Ballkanit dhe veçanërisht në Maqedoni është gjithnjë e më e dukshme, për këtë si Francë mund t’i ndihmojë Maqedoninë dhe vendeve tjera të Ballkanit.

Deputetja franceze shpreson se Maqedonia vitin e ardhshëm do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, por për këtë sipas saj duhet të plotësohen disa kushte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat