Në qytetin e Ohrit do të ketë pritje të organizuar për Vitin e Ri

Maqedonia

Në qytetin e Ohrit do të ketë pritje të organizuar për Vitin e Ri

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 20:52
Ohër

Në sheshin e qytetit në Ohër do të organizohet festë për Vitin e Ri, nën organizimin e Shoqatës së shërbimeve hotelerike, esnafëve dhe hoteleve të Maqedonisë.

Komuna e Ohrit anuloi ceremonitë e planifikuara festive për shkak të vdekjes së parakohshme të kryetarit, Jovan Stojanovski, por hotelierët konsiderojnë se qendra turistike duhet të organizoj mirëpritjen për natën më të ndritshme.

Kryetari i Shoqatës, Krste Bllazheski në deklaratën për AIM-në theksoi se Ohri është një qendër turistike dhe duhet të ketë organizuar pritjen dhe se kjo festë dedikohet për kryetarin e ndjerë.

“Kishte më gjëra të dakorduara, të cilat nuk duhen anuluar. Ne morëm organizimin sepse mendojmë se diçka duhet të ndodhë në qendrën më të madhe turistike. Që nga fillimi, kemi sugjeruar të organizojmë diçka, të mos jetë një vit pa një mirëseardhje në shesh”, tha Bllazheski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat