Aksident tragjik në rrugën Manastir-Prilep, humb jetën një 23-vjeçar

Maqedonia

Aksident tragjik në rrugën Manastir-Prilep, humb jetën një 23-vjeçar

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit në rrugën rajonale Manastir-Prilep, mes fshatrave Topollçani dhe Alinci, ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin ka humbur jetën një person.

Siç informojnë nga policia bëhet fjalë për 23-vjeçarin K.J nga fshatin Sekirci.

Ai duke drejtuar makinën “Sead Ibiza” me targa të Prilepit ka dalur nga rruga dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nga policia thonë se është kryer hetim në vendin e aksidenti dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat