Gjenden 5.5 kilogram marihuanë në shtëpinë e një personi nga Manastiri

Maqedonia

Gjenden 5.5 kilogram marihuanë në shtëpinë e një personi nga Manastiri

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:48
Ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Manastir paraqiti padi penale kundër E.M (38) Nga fshati Budakovë, Komuna Mogilla për shkak të dyshimit të bazuar se i akuzuari ka kryer veprën penale “shitje ilegale dhe lëshim në treg të drogave narkotike dhe substancave psikotrokpike”, e dënueshme sipas nenit 215 dhe “përpunim ilegal, mbajtje dhe shit-blerje me armë dhe mjete shpërthyese” e dënueshme me nenin 396 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, informojnë nga policia.

Nga MPB theksojnë se më 28 dhjetor është kryer kontroll në shtëpinë e tij, e më pastaj është janë gjetur gjashtë paketime me marihuanë prej 5.5 kilogram dhe një pistoletë ku i akuzuari nuk ka pasur leje për mbajtje.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat