Nxënësit në Maqedoni fillojnë pushimin dimëror, mësimi rifillon më 21 janar

Maqedonia

Nxënësit në Maqedoni fillojnë pushimin dimëror, mësimi rifillon më 21 janar

Më: 1 janar 2019 Në ora: 08:00
Ilustrim

Sot të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore në Maqedoni kanë filluar pushimin dimëror, i cili do të zgjasë tre javë.

Nxënësit në bankat shkollore do të kthehen më 21 janar, kur edhe fillon gjysmë vjetori i dytë për vitin shkollor 2018/2019.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paralajmëruar reforma në arsim, duke njoftuar se nga fillimi i vitit tjetër shkollor do të ulet numri i orëve mësimore.

Ministria e Arsimit gjithashtu ka njoftuar se do të futet një lloj i arsimit të dyfishtë në arsimin e mesëm profesional, në të cilin siç kanë thënë nuk duhet të trajtohet si një edukim që nuk të dërgon në fakultet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat