Maqedoni, fillon shpërndarja e re e kuotave për ilaçet

Maqedonia

Maqedoni, fillon shpërndarja e re e kuotave për ilaçet

Më: 1 janar 2019 Në ora: 10:34
Ilustrim

Fillon shpërndarja e re kuotave për ilaçet në barnatoret me të cilat Fondi për sigurim shëndetësor ka lidhur marrëveshje, ndërsa duhet të mundësojë që personat e siguruar të kenë qasje më të mirë tek ilaçet gjatë gjithë muajit në barnatoret në afërsi të vendbanimit të tyre. Janë parashikuar edhe të paktën 120 milionë denarë shtesë për ilaçe në ngarkesë të Fondit.

Konform shpërndarjes së re, rreth 50 farmaci do të marrin rritje të barabartë të kuotave për rreth 20 mijë denarë në muaj nëpër barnatore. Është parashikuar vlerë minimale për kokë banori, sidomos person i siguruar, për çdo njësi rajonale të Fondit, gjithkund në vend. Qëllimi është që në mënyrë të këtillë në dy-tre ditët e ardhshme të barazohen buxhetet nëpër njësite rajonale për kokë banori, të cilët në disa raste deri më tani kanë diferenca të ndryshme. Për farmacitë vërtetohet vlerë maksimale e kuotës prej 650 mijë denarëve.

Gjithashtu, një person juridik me dy ose më shumë farmaci nuk do të mund të ketë kuotë më të madhe se 10 për qind nga buxheti i përgjithshëm i Fondit i dedikuar për ilaçe. Me këtë ulet mundësia për përfitim dhe mbajtje të pozicionit dominues në treg dhe vendosen rregulla më të barabarta të lojës edhe për barnatoret e mesme dhe më të vogla.

Nga FSSHM paralajmërojnë barazim të kuotave dy herë në vit në korrik dhe dhjetor që të shihet sa shfrytëzohen dhe nëse barnatoret e vogla furnizojnë ilaçe në vlerë të kuotave që i kanë të ndara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat