Komisioni i ri për antikorrupsion do të ketë mandat më të fuqishëm, por ende nuk dihet kur do të formohet

Maqedonia

Komisioni i ri për antikorrupsion do të ketë mandat më të fuqishëm, por ende nuk dihet kur do të formohet

Më: 1 janar 2019 Në ora: 11:32
Ilustrim

Vendimi i ri ligjor për luftën kundër korrupsionit dhe përplasjes së interesave, që është në fazën e miratimit, është dukshëm më i mirë në krahasim me rregulloren paraprake dhe mund të thuhet se paraqet një bazament solid ligjor për luftën kundër korrupsionit. Por, njëkohësisht për të gjykuar është fakti se akoma nuk është miratuar ky ligj, sepse nuk mund të konstruktohet Komisioni i ri për antikorrupsion, edhe pse po afrohen zgjedhjet presidenciale. 

Komisioni për ndalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave thuajse një vit është jashtë funksionit, që kur 5 prej 7 anëtarëve gjithsej dhanë dorëheqje pas skandalit për keqpërdorim të mjeteve financiare. Por, kjo gjendje do të jetë e pandryshuar për kohë më të gjatë, duke pasur parasysh se përfaqësuesit politik në Komisionit parlamentar për zgjedhjet dhe emërime nuk arritën marrëveshje që Komisioni për antikorrupsion të mbushet me kandidatë të cilët aplikojnë në pajtim me Ligjin aktual për ndalim të korrupsionit. Partitë qeverisëse në krye me LSDM kërkuan që anëtarët e ri të Komisionit mund të zgjidhen sipas ligjit të ri për antikorrupsion, i cili është në fazën e miratimit. Çka parasheh ky propozim-ligj?

Për shkak të mungesave dhe jopajtueshmërive në Ligjin ekzistues për ndalim të korrupsionit, i cili është ndryshuar 7 herë pas miratimit që nga viti 2002, si dhe për shkak të nevojës për riorganizim të sistemit nacional për ndalim të korrupsionit, Ministria e Drejtësisë propozoi një ligj të ri për antikorrupsion. Siç thuhet në arsyetimin e propozuesit, qëllimi i ligjit të ri është:

 Krijim i sistemit të reformuar nacional për ndalim të korrupsionit përmes implementimit të propozimeve për avancim të ligjit për antikorrupsion dhe kornizës institucionale 

Në raport për vlerësimin e ndikimit të rregullores nga ana e Ministrisë së udhëhequr nga Renata Dekovska -Trenevska, qëndron se edhe përkrah qëllimi të përforcimit të pavarësisë dhe efikasitetit të Komisionit për ndalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, ligji ka qëllime specifike:

procedurë transparente për zgjedhjen dhe emërtimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit; 

kapërcim të pasaktësive në procedurën për shkarkimin e tyre;

zvogëlim të implikimeve për ndryshim të ligjit; 

lehtësim të verifikimit të pronës dhe gjendjes së pronës së funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, 

zgjerim të qëllimit…

Në propozim-ligjin për antikorrupsion të vendosur në regjistrin kombëtar elektronik, i cili përmes 122 anëtarëve integron dhe përmirëson ligjin e deritanishëm dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndalim të korrupsionit dhe Ligjit për ndalim të përplasjes së interesave, propozohen disa risi në krahasim me rregulloren e deritanishme për antikorrupsion. Për dallim nga ato të mëparshmit, ligji i ri rregullon masat dhe aktivitetet për ndalim të korrupsionit, përshkruan një mënyrë tjetër dhe kushte të tjera për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion, zgjeron edhe kompetencat e Komisionit etj.

Më saktë,ligji përpunon procedurën për zgjedhjen e kryetarit dhe 6 anëtarëve me mandat 5 vjeçar, me të drejtë për një rizgjedhje. Gjatë kësaj, për kryetarin dhe për anëtarët e Komisionit mund të emërohet personi i cili është shtetas i RM-së, ka aftësi shëndetësore, ka të kryer arsim të lartë, kryesisht në fushën juridike, politikës, ose shkencave të komunikimit dhe ekonomisë. Me qëllim që kandidatët e zgjedhur të kenë kompetenca të përshtatshme dhe përvojë profesionale, kërkohen kandidatë të cilët kanë më së paku 12 vjet përvojë pune, respektivisht 10 vite, prej të cilave më së paku 8, përkatësisht 6 në fushën e zbulimit ose ndalimit të korrupsionit, qeverisjes së të drejtës ose menaxhimit të mirë.

Anëtarët

Risia më e rëndësishme në propozim-ligjin për antikorrupsion është kushti që anëtarët e ardhshëm të trupit për luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit nuk kanë qenë deputetë, anëtarë të Qeverisë, si dhe funksionarë dhe donatorë të partive politike, duke pasur parasysh se deri më tani ka ekzistuar praktika që anëtarët e trupit për luftë kundër korrupsionit të jenë funksionarët të lartë publik dhe shtetëror dhe të zgjedhur gjatë kohës kur partia ka qenë në qeveri, ose të afërmit e tyre. Shumë ish anëtarë, paraqiten si donatorë në raportet vjetore të partisë qeverisëse, si dhe, gjatë kohës së fushatës zgjedhore, siç ka qenë rasti me ish kryetarin e Komisionit, Igor Tanturovski.

Për sa i përket procedurës për zgjedhje, propozohet, si deri tani, ta zbatojë Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime pas publikimit të shpalljes publike nga Kuvendit. Ajo çka është e re në procedurën për intervistë të kandidatëve të paraqitur në organizimin e Komisionit parlamentar, në suaza të të cilit, përkrah deputetëve, do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe përfaqësues të AMSHA-së, Avokati i popullit, përfaqësuesit inter-universitarë, por edhe organizatat qytetare. Pas intervistës, e cila duhet publikisht të transmetohet në kanalin parlamentar, parashihet që Komisioni parlamentar t’i propozojë parlamentit listën e vetme të kandidatëve, me arsyetim për çdonjërin prej tyre.

Në lidhje me përfundimin e mandatit të tyre, ligji i ri parasheh ndërprerje të parakohshme të mandatit nëse anëtari jep dorëheqje, përgjithmonë humb aftësinë e kryerjes së funksionit, është gjykuar me vendim gjyqësor për shlyerje të detyrueshme të dënimit me burg për gjashtë muaj ose vdes. Përveç kësaj, ky vendim ligjor parasheh edhe shkarkim të parakohshëm të anëtarëve të Komisionit nga parlamenti nëse vërtetohet se nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje dhe emërime, ka shkelur dispozitat e këtij ligji ose ndonjë shkelje serioze të dispozitave të Kodit Etik dhe punës së KSHNK.

Në lidhje me kompetencat e Komisionit, ky vendim ligjor në përgatitje parasheh që trupi të ndjek gjendjen e pronës dhe të kryej verifikim të të dhënave prej deklaratave për gjendjen e pronës, të veprojë në raste dyshimi për korrupsion dhe përplasje interesash dhe të ndërmerren iniciativa para organeve kompetente për zbatimin e procedurave për verifikim të përgjegjësive dhe të ndjekjes penale. Njëkohësisht, ligji mundëson që KSHNK kërkon të dhëna dhe informacione nga ana e institucioneve kompetente, ligjore dhe personave fizik, për shkak të verifikimit të plotë të gjendjes faktike, përfshirë këtu edhe qasje të 17 bazave të të dhënave (MPB, DHP, Regjistrit Qendror, Qendra për depozitimin e letrave me vlerë…).

Listat

Në lidhje zgjerimin, ky ligj do të trajtoj personat e zgjedhur dhe të emëruar, personi përgjegjës në ndërmarrjen publike, institucion publik ose person tjetër ligjor i cili disponon kapitalin shtetëror, por në list shtohen edhe noterët, prokurorët, nëpunësit e administratës në kabinetin e presidentit të shtetit, të Kuvendit, kryeministri…Në raport me listat anketuese të cilat duhet të dorëzojnë, parashihet që këtë ta bëjnë edhe 2 vit pas përfundimit të funksionit, ndërsa lista anketuese në këtë periudhë do të publikohet, që të mund opinioni që ketë nën kontroll nëse funksionarët kanë rritur numrin e pronave edhe pas përfundimit të funksionit, gjë që deri më tani nuk ka qenë e mundur.

Përndryshe, Komisioni do të ketë mundësi që kërkojë deklaratë nga personi publik i cili në pajtim me këtë ligj nuk ka për detyrë që të dorëzojë listë anketuese për gjendjen e pronës, si dhe të zbatojë procedurën për hetim të gjendjes së pronës, në raste kur vepron sipas lëndës në të cilën është i kyçur personi. Propozohen edhe dispozita sipas procedurave për verifikim të të dhënave, përkrah rasteve të vërtetuara (mosdhënie të të dhënave, dhënie të të dhënave të rrejshme dhe jo të plota, ose veprim sipas ndonjë subjekti të caktuar), të kryhet edhe në bazë të planit vjetor për një numër të caktuar dhe kategori të personave mbi bazë të llogaritjes së rrezikut për korrupsion.

Njëkohësisht, propozohet që KSHNK të ngre procedura për hetimin mbi baza të blerjes së pronës edhe nga ana e anëtarëve të familjes ose persona të afërt me personin zyrtar, nëse është blerë gjatë kohës së kryerjes së funksionit publik të personit zyrtar, i cili i tejkalon edhe të ardhurat e tij të rregullta, ndërsa ekziston dyshim se personi zyrtar me qëllim të fshehë prejardhjen e pronës e ka shkruar në emër të ndinjë anëtari tjetër. Në këtë mënyrë mundësohet edhe mekanizëm për zbulimin e rrjetit që përdoret për transferimin e pronës te pronarë fiktiv, me qëllim që të fshihet pronari i vërtetë.

Po ashtu, pas miratimit të këtij ligji Komisioni ka kompetenca që të ndjek edhe ligjshmërinë e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore. Më saktë, propozohen dispozita me të cilat mund të verifikohet detyra e institucioneve financiare me afat të vërtetuar që të mund të dorëzohen të dhënat e kërkuara nga KSHNK-ja, për shkak të ndjekjes së ligjshmërisë, gjegjësisht kontrollit të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, si dhe verifikimin e listave anketuese. Parashihet që të vërtetohet që dorëzimi i të dhënave të kërkuara nuk paraqet shkelje të fshehtësisë bankare.

Kontrolli 

Ky ligj parasheh që personi zyrtar nuk mund që gjatë mandatit ose detyrës dhe në afat prej tre viteve pas përfundimit, të merr të drejtat aksionare si person ligjor mbi të cilin ai ose organi në të cilin ka punuar ka kryer mbikëqyrjen, përveç nëse ato të drejtat arrihen përmes rrugës së trashëgimisë. Njëkohësisht, parashihet që personi i zgjedhur ose i emëruar ose personi përgjegjës në ndërmarrjen publik nuk guxon që të ndikojë në punësimin ose avancimin e personit të afërt, gjë që emërohen me termin nepozitëm. Njëkohësisht, funksionarët nuk guxojnë që të ndikojnë edhe mbi procedura për prokurim publik, ndarjen e koncesioneve në të mirë të personit të afërt.

Sa për rikujtim, këto fenomene ishin mjaftë të pranishme gjatë kohës së qeverisë së kaluar, por është e qartë se vazhdon edhe gjatë kohës së qeverisë aktuale, kur mediumet publikuan një sërë shembujsh për punësime në sektorin publik të të afërmeve të ministrave, deputetëve dhe funksionarëve nga radhët e qeverisë. Përkrah kësaj, opinioni ka qenë dëshmitar për disa procedura kontroverse të tendereve, të cilat i morëm kompanitë fiktive, të lidhur me funksionarët e qeverisë aktuale.

Përveç funksionarëve dhe personave zyrtar, ligji përfshinë edhe personat përgjegjës në shoqëritë tregtare, ose persona tjerë ligjor, të cilët kanë të ndaluar që të shfrytëzojnë pozitën e tyre në drejtim të krijimit të monopolit në treg, çrregullim të tregut, diskriminim të shoqërive të tjera tregtare dhe të ngjashme. Nëse ky vendim ligjor do të miratohej para dhjetë vitesh, funksionarët e ish qeverisë do ta kishin shumë të rëndë të merrnin përsipër kompani ekzistuese sipas metodave joparimore, të krijojnë kompani të reja të cilat me mbështetjen e qeverisë krijuan konkurrencë jolojale etj.

Nëse e gjithë kjo merret parasysh, del se vendimi i ri ligjor për luftën kundër korrupsionit dhe përplasjes së interesave, që është në fazën e miratimit, është dukshëm më i mirë në krahasim me rregulloren paraprake dhe mund të thuhet se paraqet një bazament solid ligjor për luftën kundër korrupsionit. Por, njëkohësisht për të gjykuar është fakti se akoma nuk është miratuar, për shkak se nuk mund të konstruktohet Komisioni i ri për antikorrupsion, edhe pse po afrohen zgjedhjet presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat