Tetë zjarre gjatë natës së Vitit të Ri - Bota Sot
Tetë zjarre gjatë natës së Vitit të Ri

Maqedonia

Tetë zjarre gjatë natës së Vitit të Ri

Më: 1 janar 2019 Në ora: 14:41
Ilustrim

Tetë zjarre janë regjistruar në territorin e qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve në Maqedoni.

Njësia territoriale kundër zjarrit, ekipet kanë intervenuar nga ora 19:00 deri në orën shtatë të mëngjesit.

Nga zjarret nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material.

“Zjarre të shkaktuara nga kontejnerët e djegur kishte në lagjen ‘Partizane’ të Komunës së Karposhit, si dhe në rrugët ‘4 Korriku’ në Gjorçe Petrov, ‘Vukovarska’ në Çair dhe në ‘Jani Lukrovski’ në Autokomandë, në rrugën ‘Marko Oreshkoviq në Kisella Vodë, zjarri është shkaktuar nga oxhaku i ndezur, ndërsa për shkak energjisë elektrike është intervenuar në fshatin Gllumovë të Komunës së Sarajit, dhe në Radishan është djegur bari i thatë”, informuan nga Njësia Territoriale kundër Zjarrit.

Dëmi nga kontejnerët e djegur vlerësohet me rreth 60.000 denarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...