“Viti 2018 vlerësohet si historik për eurointegrimet e Maqedonisë”

Maqedonia

“Viti 2018 vlerësohet si historik për eurointegrimet e Maqedonisë”

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Viti i kaluar është vlerësuar si historik për eurointegrimet e Maqedonisë, duke filluar nga muaji prill me raportin pozitiv të Komisionit Evropian, më pas edhe përfundimet e Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave nëse shteti i përmbahet procesit të reformave.

Maqedonia më 17 prill mori raport pozitiv nga Komisioni Evropian. Në dy raportet e fundit për shkak të krizës politike, rekomandimi i pezullua dhe u kushtëzua me reformat demokratike. Këtë vit rekomandimi ishte pa kusht.

Në qershor, Këshilli i Ministrave të BE-së pas një debati të gjatë për zgjerimin e Unionit, në të cilin janë shqyrtuar rekomandimet për negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë, vendosi të hap rrugën për fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019 nëse Maqedonia i përmbahet procesit të reformave.

Për këtë qëllim më 27 shtator në Bruksel udhëtoi delegacion prej 40 anëtarëve, që ishte i përbërë nga ekspertët dhe kompetentët të institucioneve shtetërore për të filluar procesin e skriningut, i cili paraqet analizë detaje të BE-së në 33 kapitujt mbi të cilat ndërtohet shtëpia ligjvënëse evropiane (Acquis Communautaire).

Analiza e detajuar pritet të zgjasë një vit, ndërsa më pas do të fillojë skriningu dypalësh i përgatitjes së skrining-raporteve që do të përgatisë Komisioni Evropian, ndërsa do t’i miratojnë vendet anëtare të BE-së.

Në këtë periudhë mbi një mijë ekspertë do të marrin pjesë në 33 sesione shpjeguese, që do të zgjasin rreth 70 ditë pune.

Ndryshe, Komisioni Evropian në raportin e 17 prillit rekomandoi që Maqedonia t’i fillojë negociatat me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat