Do të përsëritet gjykimi për shpifje dhe ofendim të Gruevskit nga Zoran Zaev

Maqedonia

Do të përsëritet gjykimi për shpifje dhe ofendim të Gruevskit nga Zoran Zaev

Më: 2 janar 2019 Në ora: 12:56
Zoran Zaev

Më 22 janar 2019 në Gjykatën e Shkupit, gjyqtarja Vesna Kallkovska përsëri duhet të vendos për padinë për shpifje dhe ofendime të Nikolla Gruevski nga deklarata e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, nga viti 2014, konfirmojnë nga gjykata për “Makafax”.

Kjo pason pasi që në shtator të vitit të kaluar, pesë gjyqtar të Gjykatës së Lartë vendosën pozitivisht për rishikim të cilët e paraqiten avokatët e Zaevit. Me aktgjykimin Zaev ishte gjykuar se në mënyrë publike ka shpifur për ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin për shitjen e “Bankës së Maqedonisë”.

“Revizioni është i pranuar. Vendimet janë të shfuqizuar dhe janë kthyer në gjykatën e shkallës së parë në procedurë dhe vendim të përsëritur”, thonë nga Gjykata e Lartë për “Makfax”.

Nuk dihet se a do të mbahet seanca e caktuar për 22 janar, sepse Gruevski është arratisur nga vendi, ndërsa avokati i tij i atëhershëm, Nikolla Dodevski nuk e përfaqëson më atë.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2, Zoran Zaev duheshe të paguante 50 mijë euro për shpifje dhe ofendim ndaj Nikolla Gruevskit. Ndërsa gjyqtarët nga Gjykata e Apelit, Lidija Dimçevska, Radica Vasillevska dhe Enver Bexheti, konfirmuan se Nikolla Gruevski nuk ka qenë i ofenduar, por si zgjidhje vendosën që procedura të përsëritet.

Zaev në deklaratën para opinionit atëherë deklaroi se babai i krimit në Maqedoni është Nikolla Gruevski dhe se ka pranuar para në kesh në shumën prej 1,5 milionë euro nga një biznesmen i jashtëm dhe se e ka dëmtuar shtetin për 225 mijë euro për mos pagim të tatimit, dhe se personalisht e ka shitur “Bankën e Maqedonisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat