Policia kufitare nuk do të përgjigjet për arratisjen e Gruevskit

Maqedonia

Policia kufitare nuk do të përgjigjet për arratisjen e Gruevskit

Më: 2 janar 2019 Në ora: 20:54
Nikolla Gruevski

Nuk do të kërkohet përgjegjësi për policinë kufitare të Maqedonisë në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit, pas përfundimit nga i pari i Prokurorisë Publike, Ljubomir Joveski, se ish-kryeministri nuk ka kaluar përmes kufirit zyrtar në Shqipëri, njofton “SDK”.

Tash për tash nuk është e ditur se përmes cilit kalim ilegal është arratisur.

Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion është konfirmuar vetëm kalimi i Gruevskit me automjet diplomatik në Mal të Zi dhe Serbi për të përfunduar në Hungari.

Ndërkaq për atë se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftimi (për shkak se pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1) është çështje e Hungarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat