Në tregjet e gjelbra nuk do të shiten produkte joushqimore

Maqedonia

Në tregjet e gjelbra nuk do të shiten produkte joushqimore

Më: 3 janar 2019 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Prej fillimit të këtij viti ka hyrë në fuqi ligji për tregjet e gjelbra, i cili parasheh që në to të mos shiten produkte joushqimore. Veshje, këpucë, tekstil dhe gjitha prodhimet joushqimore ndalohen të shiten në tregje të gjelbra.

Gjithashtu, ata që shesin në tezga duhet të kenë licencë, të cilën nuk mund ta marrin personat e punësuar dhe pensionistët.

Kjo rregullativë ligjore u miratua para gjashtë muajve dhe ka hyrë në fuqi në ditën e parë të vitit 2019.

Për shitjen pa licencë në tezga të tregjeve të gjelbra, mosposedim të dokumenteve për prejardhjen e produkteve, parashihen gjoba prej 150 deri 2 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat