Shpallja e epidemisë së fruthit me efekt, vetëm sot janë vaksinuar 267 fëmijë në Shkup

Maqedonia

Shpallja e epidemisë së fruthit me efekt, vetëm sot janë vaksinuar 267 fëmijë në Shkup

Më: 3 janar 2019 Në ora: 14:54
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni informon se pas shpalljes së epidemisë së fruthit në rajonin e Shkupit, vetëm gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 267 fëmijë me vaksinën MRP.

Ministria ju bën apel prindërve që të vazhdojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe rikujtojnë se akoma është në fuqi urdhri që fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në çerdhe.

“Ministria informon se sot deri në orën 12:00 janë vaksinuar gjithsej 267 fëmijë parashkollorë. Në bashkëpunim me Shtëpinë e Shëndetit në Shkup do të ketë edhe ndërrim të dytë në klinika, ku mund të bëhet vaksinimi i fëmijëve, gjegjësisht pikat në klinikat ‘Bukuresht’, ‘Bit Pazar’ dhe ‘Jane Sandanski’ do të punojnë deri në orën 19:00”, thuhet në njoftim.

Ndërsa gjatë ditës së sotme me njoftim ka dalur edhe Klinika e Fëmijëve në Shkup, prej ku thanë se vaksinat janë cilësore dhe të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat