Maqedoni, gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 488 fëmijë

Maqedonia

Maqedoni, gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 488 fëmijë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se sot deri në orën 19:00 janë vaksinuar 488 fëmijë me MRP vaksinë.

“Ju bëjmë apel të gjithë prindërve t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me MRP vaksinë, që është e cilësisë së lartë dhe efektive, ndërsa prodhues është GlaxoSmithKline nga Belgjika”, kumtojnë nga ministria e Shëndetësisë.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se vaksinimet mund të bëhen në poliklinikat “Jane Sandanski”, “Bukuresht”, dhe “Bit-pazar” dhe se do të punojnë edhe në ndërrimin e dytë.

Ministria rikujton se ende është në fuqi vendimi ku fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në çerdhe me qëllim të ndalohet zgjerimi i epidemisë së fruthit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat