Kundër ish-kryetarit të komunës së Makedonski Brodit, Millosim Vojneski (59) janë ngritur akuzë penale për shpërdorim të pozitës zyrtare.
E njëjta vepër është paraqitur edhe kundër Lj.B (52) dhe G.M (51) nga Makedonski Brodi.
Siç thonë nga MPB, më 30 tetor 2006 ish-kryetari i komunës, pa pëlqimin e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka caktuar personin e tretë të denoncuar për drejtor në kopshtin “7 Shtatori” në Makedonski Brod.
Gjithashtu, gjatë vitit 2016 dhe 2017, ish-kryetari i komunës ka emëruar në mënyrë të paligjshme dy zyrtarë udhëheqës administrativë në komunën e Makedonski Brodit.