OBRM-PDUKM: Pushteti po zbaton antireforma, zbaton ligje kundër qytetarëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pushteti po zbaton antireforma, zbaton ligje kundër qytetarëve

Më: 4 janar 2019 Në ora: 10:50
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka akuzuar pushtetin se po varfëron për çdo ditë qytetarët. Ata thonë se me fillimin e vitit 2019 Zoran Zaev goditi edhe tregtarët me ndryshimet e reja ligjore.

“Ndryshimet ligjore kanë sjellur dënime drakonike dhe rregulla të reja që janë në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe tregtarëve, të cilët vite me radhë në mënyrë të ndershme fitojnë para për bukë. Me ndryshimet e reja, gjithë ata pensionistë të cilëve nuk ju mjafton pensioni për të mbijetuar, nuk do të mund të punojnë në tezga”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti thonë se e keqja është futur kudo dhe se po zbatohen antireforma nga pushteti.

“Qytetari i Maqedonisë është i gatshëm që ta ndalojë të keqen, i gatshëm të thotë mjaft pushtetit kriminal dhe Zaevit të falur në zgjedhjet e ardhshme”, thonë nga opozita maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat