Kabineti i Tsipras: Zaev ka thyer të gjitha argumentet e Mitsotakis

Maqedonia

Kabineti i Tsipras: Zaev ka thyer të gjitha argumentet e Mitsotakis

Më: 4 janar 2019 Në ora: 16:15
Zoran Zaev

Me intervistën e sotme në gazetën “Efimerida”, kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev i theu të gjitha argumentet e Mitsotakis kundër marrëveshjes së Prespës, komentojnë nga kabineti i kryeministrit grek Alexis Tsipras, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

Në deklaratë gjithashtu përmendet disa pjesë të intervistës së kryeministrit të Maqedonisë mbi shtetësinë, gjuhën, se i përkasin grupit gjuhëve sllave dhe pikëpamjen se “ne kemi njohur trashëgiminë e veçantë kulturore, historinë e lashtë të veçantë greke në rajon”.

Nga kabineti i kryeministrit grek pyesin se pas gjithë kësaj, “çfarë argumenti të ri të shtrembëruar do të shpikin” nga partia opozitare Demokracia e Re për të mbështetur qëndrimet e deputetëve Adonis Georgiadis dhe Antonis Samaras.

“Tani që vetë Zoran Zaev shkatërroi tërësisht pseudo-interpretimet e grupit të djathtë të Demokracisë së Re për kombësinë, gjuhën dhe devijimin, çfarë do të bëjë Mitsotakis? Pas cilit argument të ri qesharak do të fshihet në mënyrë që të plotësojë udhëheqësit e tij të ekstremit të djathtë?, pyesin nga kabineti i Tsipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat