Në Butel zbulohen 300 kilogramë lëndë narkotike, arrestohet një person

Maqedonia

Në Butel zbulohen 300 kilogramë lëndë narkotike, arrestohet një person

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Tek një burrë 30-vjeçar nga Buteli i Shkupit janë zbuluar 229 qese me mariuhanë me peshë totale prej 300 kilogramë.

“Sektori për Punë të Brendshme Shkup, Njësia për parandalim të tregtisë me lëndë narkotike dhe armë sot (e premte 04.01.2019), me urdhër të gjykatës pas marrjes së informacioneve ka ndërmarrë masa dhe aktivitet, ku ka kryer kontroll në shtëpinë e H.E. (30) nga Shkupi, Komuna e Butelit. Gjatë kontrolli janë gjetur 229 qese me mariuhanë me peshë totale prej 300 kilogramë. H.E. është arrestuar, ndërsa mariuhana është dërguar për ekspertizë.

Pasi të kompletohet e gjithë dokumentacioni për ngjarjen, kundër H.E. do të ngrihet padi deri tek Prokuroria Themelore Publike Shkup për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje të paligjshme të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, deklarojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat