Mavrova me më së shumti borë në Maqedoni - Bota Sot
Mavrova me më së shumti borë në Maqedoni

Maqedonia

Mavrova me më së shumti borë në Maqedoni

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:45
Mavrova

Mëngjes i ftohtë në Maqedoni me temperatura nën zero dhe me reshje të borës. Ma ftohtë është në Lazaropole ndërsa më së shumti borë ka në Mavrovi Anovi ndërsa moti i acartë do të jetë deri në mes të javës së ardhshme.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike në Lazaropole temperatura ka qenë -14 gradë celsius, Mavrova dhe Krusheva me -13, Pretor, Gjurqishte dhe Topolçani me -10, Pozharane me -9, Manastiri dhe Prilepi me -8, Ohri -7, Tetova, Kriva Pallanka dhe Kumanova me -6, Shkupi dhe Shtipi -5, Demir Kapija, Strumica, Gjevgjelia dhe Dojrani me -4.

Borë më së shumti ka në Mavrovi Anovi me 85 centimetra, për të vazhduar në Krushevë me 34, Manastir 32, Kodër Dielli 18 ndërsa në vendet tjera në Maqedoni ka më pak borë.

Gjatë ditës moti do të jetë me diell ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga -5 deri 1 gradë celsius.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...