Konfiskohen 300 kilogram marihuanë, arrestohet një person nga Butelli

Maqedonia

Konfiskohen 300 kilogram marihuanë, arrestohet një person nga Butelli

Më: 5 janar 2019 Në ora: 12:23
Ilustrim

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e 30-vjeçarit nga Shkupi në lagjen Butell zbuloi dhe konfiskoi 300 kilogram marihuanë.

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup – Njësia për tregtinë ilegale me drogë dhe armë sot, me urdhër nga gjykata, dhe nga njoftime paraprake nga masat e ndërmarra bëri kontroll në shtëpinë e H.E (30) nga Shkupi, komuna e Butellit.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë kontrollit janë gjetur 229 paketa me marihuanë që peshonte rreth 300 kilogram. Personi H.E është arrestuar, ndërsa marihuana është dorëzuar për ekspertizë dhe matje.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër H.E do të ngritet padi penale për shkak dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim ilegale dhe lëshim në treg të drogave narkotike dhe substancave psikotropike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat