Vazhdon i ftohti në Maqedoni, të martën priten të ulen temperaturat deri minus 16 gradë celsius

Maqedonia

Vazhdon i ftohti në Maqedoni, të martën priten të ulen temperaturat deri minus 16 gradë celsius

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Mot i acartë me temperatura maksimale nën 0 do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Nesër dhe të hënën pasdite do të ketë reshje të borës në vende të caktuara dhe do të fryjë erë veri-perëndimore.

Temperaturat e mëngjesit në periudhën që vjen do të jenë të ulëta, posaçërisht në pjesët malore, ndërsa më ftohtë pritet të jetë të martën kur temperatura pritet të jetë -16 gradë celsius ndërsa në pjesën më të madhe të vendit temperaturat do të jenë -10 gradë celsius.

Reshje të borës pritet të ketë edhe të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat