Kryetari i komunës së Vevçanit kërkoi të mos ketë maska ofenduese për myslimanët

Maqedonia

Kryetari i komunës së Vevçanit kërkoi të mos ketë maska ofenduese për myslimanët

Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

I pari i komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski ju bëri apel organizatorëve dhe pjesëmarrësve të karnavalit të Vevçanit që këtë vit t’ju shmangen maskave që ofendojnë dhe përçmojnë islamin.

Maskat, që janë sekreti deri në momentin e fundit, të mos jenë ofenduese në bazë etnike dhe fetare, kërkoi udhëheqësi i vetëqeverisjes vendore.

“Gjatë karnavalit në vitin 2012, myslimanët ishin ofenduar nga maskat në karnaval ndërsa myftinia e Strugës organizoi protesta që i mbështeti edhe Komuna e Strugës. Asokohe ishte mbledhur edhe Komiteti për Marrëdhënie ndërfetare.”, tha kreu i komunës së Vevçanit Jankoski.

Karnavali i Vevçanit edhe këtë vit do të mbahet nga 12 deri më 15 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat