Tevdovski: Inkuadrimi në NATO do ta përshpejtojë rritjen ekonomike

Maqedonia

Tevdovski: Inkuadrimi në NATO do ta përshpejtojë rritjen ekonomike

Më: 6 janar 2019 Në ora: 11:32
Tevdovski

Stabiliteti dhe statusi ndërkombëtar që i sjell anëtarësimi në NATO, ndikojnë në vendimet për investime, si në ato vendore ashtu edhe të huaja, thotë në intervistën për ZAMAN-in mujor ministri i Financave i Maqedonisë Dragan Tevdoski, duke folur për pritjet e rritjes ekonomike.

Ai, siç kumtoi Ministria e Financave, thotë se me inkuadrimin në NATO, vendi do të fitojë status ndërkombëtar dhe do të jetë në shoqërinë e vendeve më të zhvilluara. Siç potencoi, përvojat prej vendeve tjera tregojnë rritje të lartë të investimeve të huaja të drejtpërdrejta pas hyrjes në Aleancën e NATO-s. Nëse merret mesatarja prej pesë vjetësh para dhe pas inkuadrimit të Bullgarisë dhe Shqipërisë të cilat i kemi fqinje, vërehet rritje disa fish e investimeve të huaja.

“Në Bullgari, investimet e huaja të drejtpërdrejta , të analizuara pesë vjet përpara dhe pas hyrjes në NATO, janë pothuajse tre fish më të larta, gjegjësisht  prej shtatë për qind në 19.8 për qind të BPV-së. Në Shqipëri, këto janë dyfish më të mëdha, ose prej pesë deri në nëntë për qind të BPV-së, edhe atë gjatë krizës ekonomike globale. Do të thotë efektet mund të jenë më intensive. Rumania gjithashtu ka rritje të lartë, nga 2.8 për qind në 7.2 për qind pas hyrjes në NATO, Çekia nga 3.2 në 7.7 për qind. Ky është fluks i kapitalit të freskët, fabrika të reja, objekte të reja të prodhimit, vende të reja pune, produkte të reja, këmbim i njohurive”, thotë Tevdovski.

Ai theksoi se në vendet të cilat janë inkuadruar në NATO në vitin 2004, rritja mesatare e eksportit është rritur për 6,8 për qind në periudhën para anëtarësimit në NATO më 11,8 për qind në periudhën para inkuadrimit në NATO.

Në intervistë, Tevdovski flet edhe për vlerësimet e ekonomisë në vitin 2018. Ai potencoi në pajtim me të dhënat të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës, nga fillimi i vitit paga mesatare është më e lartë për 5.7 përqind. Nëse, më herët paga në vit është rritur një ose dy për qind , tani rritja është pothuajse gjashtë për qind.

Papunësia në përfundim me tremujorin e tretë në vitin 2018 është zvogëluar në 20,5 për qind, ndërsa më e ulëta deri tani, thotë në intervistën Tevdoski dhe përmend se gjatë kësaj periudhe janë hapur 14.239 vende të reja pune.

“Pas një periudhe të gjatë kthehet besimi i investitorëve. Në nëntë muajt e parë të vitit 2018, investimet e huaja të drejtpërdrejta kanë arritur 316 milionë euro, që është dukshëm më e lartë nga vlera e përgjithshme vjetore e vitit paraprak. Eksporti në vitin 2018 është për 16 për qind më i lartë në krahasim me vitin 2017. Ka rritje në industri por edhe në sektorin e hotelerisë”, thotë Tevdoski.

Ai potencon se në tremujorin e dytë ekonomia shënon realizime solide të bruto prodhimeve vendore me rritje prej tre për qind. Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme, thotë Tevdoski, është që ky proces është gjeneruar nga sektorit privat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat