Paralajmërohet protestë më 9 janar kundër ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

Paralajmërohet protestë më 9 janar kundër ndryshimeve kushtetuese

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:14

Lëvizja “Bojkotoj ndryshimet kushtetuese” bëri thirrje në protestë gjithpopoullore, pa fjalime me flamuj, para Kuvendit të Maqedonisë më 9 janar nga ora 12:00 për, siç thonë ata mbrojtjen e shtetit, identitetit dhe kombësisë.

Në thirrjen e tyre ata i bëjnë thirrje kryetarit të shtetit dhe deputetëve të jenë të pranishëm në protestën para Kuvendit të Maqedonisë.

“Deputetëve ju bëjmë thirrje të mos i miratojnë amendamentet ku kryhet tradhtia e kombit dhe shtetit, ku Maqedonia mbetet pa territor, pa popull dhe pa histori, nën diktatin e Athinës”, thuhet në thirrjen e kësaj lëvizje duke e thirrur kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanovi ta shpëtojë shtetin dhe kombësinë nga tradhtia e Qeverisë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat