Maqedoni, vit i ri me ajër të njëjtë

Maqedonia

Maqedoni, vit i ri me ajër të njëjtë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Problemi i ndotjes së ajrit vazhdon të jetë problem për vite të tëra. Vitin që lamë pas, ishte viti ku qyteti i Shkupit ishte në mesin e qyteteve më të ndotura në botë por edhe qytetarët e qyteteve tjera thithnin gati të njëjtin ajër sikurse të Shkupit.

Si qytete më të ndotura, përveç Shkupit janë Tetova, Manastiri, Kumanova por edhe Gostivar Kërçova dhe qytetet tjera të Maqedonisë. Stacionet matëse secilën ditë shfaqin numrat treshifror të ndotjes së ajrit,, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit për shkak të ngrohjes me dru me mjete tjera joekologjike.

Vitin e kaluar kishte shumë akuza nga opozita maqedonas ndaj qeverisë se nuk po ndërmerr asgjë rreth ndotjes së ajrit duke e akuzuar se ka manipuluar qytetarët gjatë kohës kur LSDM ishte në opozitë për ndotjen e ajrit. Nga qeveria thonë se ndotja e ajrit është vendosur si prioritet qeveritar dhe se do të ndërmerren masa afatgjate, afatmesme dhe afatshkurte për ta rregulluar problemin e ndotjes së ajrit.

Edhepse në shumicën e qyteteve ka stacione matëse, ajri i ndotur vërehet edhe pa këto matësit e ajrit të ndotur.  Në matjet e fundit ajri i ndotur në Gostivar është 95 PM10 që është edhe dyfishi i të lejuarës, Tetova dhe Kërçova gati njëjtë me mbi 85 PM10 në metër kub, kurse qyteti i Shkupi sipas stacionit matës në qendër është me 123 PM10. Ndonëse hymë në vitin e ri por ajri ende është ai i njëjti, ajri që ndikon keq në shëndetin e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat