Maqedoni, nesër takim i Komitetit të Punës për Integrime Evropiane

Maqedonia

Maqedoni, nesër takim i Komitetit të Punës për Integrime Evropiane

Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:39
Ilustrim

Komiteti i Punës për Integrime Evropiane (KPIE) nesër do ta mbajë seancën e 40-të ku do të bisedohet për skriningun, do të shqyrtohet statusi i zbatimit të Planit 18, si dhe statusi i IPA-s.

Siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, seanca në cilësi të kryetarit, do ta udhëheq zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ndërkaq në seancë, krahas sekretarëve shtetëror të ministrive, do të marrin pjesë edhe kryesuesit të nënkomiteteve, udhëheqësit e grupeve punuese, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe një pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat