Peshkopi Petar: Shpresojmë që këtë vit edhe ne të fitojmë Autoqefalinë e Kishës

Maqedonia

Peshkopi Petar: Shpresojmë që këtë vit edhe ne të fitojmë Autoqefalinë e Kishës

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:48
Peshkopi Petar

Shpresojmë që deri në fund ose gjatë këtij viti edhe ne të gëzohemi si një kishë autoqefale, e njohur nga Patriarkana Eumenike dhe kishat e tjera ortodokse lokale, tha peshkopi Petar.

Ai sot në Prilep ka bekuar drekën tradicionale të Krishtlindjeve për rreth 500 fëmijë nga e gjithë Maqedonia. Peshkopi Petar pranon se aktualisht nuk ka vazhdimësi të kontakteve me Stambollin, por shpreson se së shpejti do të vendosen, meqë Kisha Ortodokse e Maqedonisë është e dyta pas kishës së ukrainase që duhet të fiton Autoqefalinë. Sipas tij, “ne kurrë nuk duhet të humbim shpresën”.

I pyetur nëse pason një ndarje tek ortodoksët pas pozitës që ndjek Moska, peshkopi Petar mendon se është më shumë një keqkuptim nga pikëpamja politike që me kalimin e kohës do të tejkalohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat