LDM: Kërkesat nacionaliste të Besës dhe Aleancës mund të shkaktojnë konflikt të brendshëm

Maqedonia

LDM: Kërkesat nacionaliste të Besës dhe Aleancës mund të shkaktojnë konflikt të brendshëm

Më: 8 janar 2019 Në ora: 14:44
Lidhja Demokratike (LD)

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë përmes një kumtese thekson se e dënon nacionalizmin përmes të cilit siç thonë, tentohet të bllokohet procesi euroatlantik i Maqedonisë.

Nga kjo parti thonë se njoftimet e liderëve të partive opozitare shqiptare para referendumit se gjithë shqiptarët janë të përcaktuar për në NATO dhe BE dhe kërkesat e tyre të tanishme, janë manipulim , që sipas tyre u tregua e pasaktë edhe në daljen në votim.

“Për hyrjen në NATO dhe BE ekziston konsensus qytetar dhe politik, por kërkesat nacionaliste ekstreme të Besës dhe Aleancës për Shqiptarët për ndryshimin e Kushtetutës, të cilat nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Prespës, hapin dyshime për përcaktimin e tyre proevropian”, thonë nga LDM.

Ata shtojnë se Qeveria e Maqedonisë dhe shumica parlamentare kanë bërë shumë kompromise dhe tërheqje nga interesat shtetërore. Sipas tyre, tërheqjet tjera mund të shkatërrojnë gjithë procesin dhe të ketë mosdurim ndëretnik të brendshëm.

“Kërcënimet dhe kushtëzimet duhet të ndërpriten dhe të mbështeten idetë mbipartiake dhe mbikombëtare për prosperitetin e Maqedonisë, e që janë anëtarësimi në NATO dhe BE”, theksojnë nga LDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat