Filipçe: Katër prej të prekurve nga fruthi janë lëshuar në shtëpi

Maqedonia

Filipçe: Katër prej të prekurve nga fruthi janë lëshuar në shtëpi

Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:24
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se katër nga të prekurit me epideminë e fruthit janë lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa dy prej tyre akoma janë të hospitalizuar dhe se po priten rezultate nga analizat e gjakut.

Në lidhje me analizat që janë bërë për cilësinë dhe afatin e vaksinave, Filipçe tha se është konstatuar se vaksinat janë të sigurta dhe me afat të vlefshëm.

“Nuk duhet të hapet panik dhe të ketë dyshime rreth cilësisë së vaksinave. Kemi kontaktuar me kompaninë përgjegjëse për transportin e vaksinave dhe nuk do të lejojmë që të lëkundet besimi në sistemin shëndetësor. Po punojmë për ta përmisësuar imazhin dhe të largojmë dyshimet”, tha mes tjerash Filipçe.

Ai tha se edhe më tej si ministri do të angazhohen për cilësinë e vaksinave, si dhe ilaçeve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat