Zaev dhe Sela kanë arritur marrëveshje për “çështjen shqiptare” - Bota Sot
Zaev dhe Sela kanë arritur marrëveshje për “çështjen shqiptare”

Maqedonia

Zaev dhe Sela kanë arritur marrëveshje për “çështjen shqiptare”

Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:53
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Kryeministri Zoran Zaev ka arritur marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët, gjegjësisht Ziadin Sela i ka premtuar se nesër do të votojë “për” ndryshimet kushtetuese.

“Kemi arritur marrëveshje. Jemi krenar që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësi për definimin e keq të gjërave. Kemi folur rreth kërkesave që Aleanca për Shqiptarët i ka pasur. Prej sot nuk do të kemi dy kategori të qytetarëve – qytetarë, si dhe qytetarë tjerë…, por do të jetë vetëm populli maqedonas, shqiptarë, turk etj.”, tha Sela.

Edhe kryeministri Zaev shprehu kënaqësi që kanë arritur marrëveshje dhe tha se nga preambula do të fshihen disa fjale me qëllim që të mos ketë ndjenjë se dikush këtu është i përkohshëm.

“Do të hiqet pjesa “të cilët jetojnë në kufijtë”, që të mos lihet përshtypje se shqiptarët, turqit dhe të tjerët janë vetëm përkohësisht këtu, tha Zaev.

Gjithashtu edhe për çështjen e diasporës kanë arritur marrëveshje, gjegjësisht që të mos thuhet se shteti kujdeset vetëm për diasporën maqedonase, por për të gjitha etnitetet që jetojnë në të.

Në lidhje me çështjen e riemërimit të gjuhës shqipe nga “gjuha që e flasin 20% e popullatës” në gjuhën shqipe, Sela tha se këtë do ta shqyrtojnë në të ardhmen.

Për të njëjtën gjë, Zaev deklaroi se nuk ka mundësi formale që tani të realizohet, por se edhe ai nuk dëshiron që ndonjë gjuhë të thirret me përqindje.

Sela: Gjithsecili do ta sheh veten më të përfaqësuar në Kushtetutë 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët tha se është arritur marrëveshje me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev sa i përket kërkesave të Aleancës për Shqiptarët në lidhje me kërkesat e ASH-së.

“Jemi krenarë si Aleancë për Shqiptarët që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësinë e definimit të gjërave në formën e dy kategorive të qytetarëve”, tha Sela duke shtuar se në Preambulë është hequr pjesa “që jetojnë” ndërsa sot është arritur marrëveshja të hiqet fjalia “si dhe qytetarët që jetojnë në shtet.

Sipas Selës, kjo i bën të gjithë qytetarët të ndihen më të barabartë dhe gjithsecili e sheh veten më të përfaqësuar në Kushtetutë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...