Maqedoni, pensionistët që marrin nën 14.000 denarë lirohen nga pagesa e participimit mjekësor

Maqedonia

Maqedoni, pensionistët që marrin nën 14.000 denarë lirohen nga pagesa e participimit mjekësor

Më: 8 janar 2019 Në ora: 21:15
Kuvendi i Maqedonisë

Ministrat në seancën e sotme qeveritare miratuan Propozim-programin për sigurimin e mjeteve për mjekim spitalor pa pagesë të participimit për pensionistët dhe për sigurimin e mjeteve për konsultim me specialist dhe shërbime shëndetësore për shfrytëzuesit e të drejtës së ndihmës sociale në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.

Sipas programit, pensionistët që kanë pension nën 14.000 denarë janë të liruar nga pagesa e participimit gjatë mjekimit nëpër shtëpinë e shëndetit.

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale janë të liruar nga participimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve specialiste-konsultuese dhe shëndetësore në Republikën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat