Sigurohen 98 milion denarë për uljen e ajrit të ndotur

Maqedonia

Sigurohen 98 milion denarë për uljen e ajrit të ndotur

Më: 8 janar 2019 Në ora: 22:22
Ilustrim

Qeveria e sotme në mbledhjen e parë të vitit 2019 pranoi propozim-programin për investim në mjedisin jetësor për vitin 2019. Krahas programit për investim prej 130.8 miliard denarë, për këtë program janë siguruar 98 milion denarë.

Siç kumtojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, do të për mbështetjen e masave dhe aktiviteteve për uljen e ajrit të ndotur me zbatimin e procedurës për furnizim publik. Pjesa e mbetur e mjeteve do të ndahen në bazë të konkursit publik që i shpall dhe i zbaton ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në përputhje me Ligjin për mjedis jetësor dhe me lidhjen e marrëveshjeve për ndarjen e mjeteve.

Ministrat sot e pranuan edhe propozim-programin për mbikëqyrje të sigurisë së ushqimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat