Temperatura siberiane, në Manastir minus 15 gradë Celsius

Maqedonia

Temperatura siberiane, në Manastir minus 15 gradë Celsius

Më: 9 janar 2019 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Temperatura më e ulët, minus 15 gradë Celsius sot në mëngjes është shënuar në Manastir.

Minus 12 gradë Celsius është në Berovë dhe Prilep, minus 11 në Strumicë, ndërsa nëntë gradë Celsius nën zero në Shkup.

Temperatura minus ka kudo nëpër Maqedoni, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit ka reshje lokale të dëborës.

Më shumë dëborë ka në Mavrovë, 55 centimetra dhe në Krushevë 26 centimetra.

Shërbimi Meteorologjik maqedonas paralajmëron valë të re të të ftohtit me reshje më të rrëmbyeshme të dëborës, veçanërisht në pjesët perëndimore.

Kudo do të formohet shtresë e re e borës prej 10 deri në 30 centimetra, ndërsa në male më e konsiderueshme, mbi 50. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat