Askush s’ka bërë asgjë me 20% popullatën shqiptare në Maqedoni

Maqedonia

Askush s’ka bërë asgjë me 20% popullatën shqiptare në Maqedoni

Nga: D. B. Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:01
Sylejman Mehazi

Dikush duhet doemos  të thotë të vërtetën dhe të bëhet i sinqertë me popullatën shqiptare në Maqedoni. Kështu ka thënë për “Bota sot” njohësi e çështjes politik profesor Sulejman Mehazi ku sipas tij, mbrëmjen e së martës Zijadin Sela doli me atë frizurën e tij të çallamit, me deklaratë bombastike se paska bërë marrëveshje historike me kryeministrin Zaev për futjen e shqiptarëve në preambulën e kushtetutës së re të "Severna Makedonisë.

Ai konsideron se ky njeri duhet të thotë të vërtetën e të bëhet i sinqertë me popullatën shqiptare në Maqedoni, të thotë, se asgjë s'kanë bërë me 20% të shqiptarëve, por vetëm që jemi marrë vesh që në preambulë të futet së bashku me shqiptarët edhe turqit, serbët, romët, boshnjakët e etj.

“Sa euforik jemi, në moment ju zëmë besë kryetarëve të partive e më vonë si çdo herë të pikëlluar e kemi mbetur me gishta në gojë. Sela duke lavdëruar veten se di se fshehtësisht Zaevi me gjestet e tij politike e dinake, lavdëron LSDM-në e tij, përgatitet për zgjedhje të reja parlamentare e t'i mund vet partitë shqiptare nga vetot e dhëna nga shqiptarët. S'është në zorr Zaevi për dy deputetët e Selës e të Kasamit, ai këto vota kurdo e herrë do i gjen nga partia opozitare maqedonase VMRO, prandaj më ngadalë i nderuar Zijadin mos dil para pampurit politik maqedonas se të shkelin keq”, është shprehur Profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat