Praktika evropiane mediatike duhet të zbatohet në Maqedoni

Maqedonia

Praktika evropiane mediatike duhet të zbatohet në Maqedoni

Më: 9 janar 2019 Në ora: 22:55
Ilustrim

Reformat në media si dhe plotësimi i standardeve të Bashkimit Evropian në sferën mediatike ishin temat kryesore të takimit të sotëm të udhëheqësisë së Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë me kryesinë e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale, njoftojnë nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë.

Ata cekën se bashkëbiseduesit kanë konstatuar se janë të nevojshme ndryshime ligjore shtesë sipas praktikës evropiane.

“AGM dhe AShA në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me komunikimin intensiv dhe bashkëpunimit ndërmjet vet”, njoftojnë nga Asociacioni.

Në mbledhje ka marrë pjesë kryetarja dhe sekretari i përgjithshëm i AGM-së, Ivona Talevska dhe Aleksandar Mihaillov, si dhe drejtori i AShA Zoran Trajçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat