Indeksi i demokracisë për vitin 2018, Maqedonia në vendin e 78

Maqedonia

Indeksi i demokracisë për vitin 2018, Maqedonia në vendin e 78

Më: 10 janar 2019 Në ora: 09:00
Shkup

Maqedonia në indeksin e demokracisë për vitin 2018 të gazetës britanike “Economist” ka përparuar për 10 vende dhe është vendosur në vendin e 78 me 5.87 pikë, në vlerësimin prej 0 deri 10.

Maqedonia ndodhet në kategorinë e “regjimeve hibride”, i cili përfshinë shtetet me pikë prej 5.98 deri 4.06.

Me indeksin e demokracisë janë përfshirë 167 shtete, ndërsa janë vlerësuar sipas 60 treguesve në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike demokratike dhe liritë qytetare.

Sipas indeksit, vendet që kanë pikë prej 0 deri 4 janë nën kontroll të “regjimit autoritar”, prej 4 deri 6 janë “regjime hibride”, prej 6 deri 8 “demokraci të pamjaftueshme” dhe ata që kanë prej 8 deri 10 janë në kategorinë e “demokracive të plota”.

Në kategorinë e “regjimeve hibride” prej vendeve ballkanike janë Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Ndërsa Turqia është radhitur në vendin 110 me 4.37 pikë. Sipas indeksit më të ri të “Economist”, demokracia në vitin 2018 nuk është zvogëluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat