Georgievski, OBRM-PDUKM-së: Jepni dy vota që Lëvizja Besa mos ta kushtëzojë Zaevin

Maqedonia

Georgievski, OBRM-PDUKM-së: Jepni dy vota që Lëvizja Besa mos ta kushtëzojë Zaevin

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:50
Ljupço Georgievski

Sipas burimeve të shumicës parlamentare, bisedimet me Besën nuk kanë dhënë rezultate. Për këtë ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Ljupço Georgievski jep këshillë se si të arrihet deri tek 80 votat.

Ish-kryeministri dhe lideri i OBRM0-PDUKM-së, Ljupço Georgievski dha qëndrimin e qartë të tij, duke treguar patriotizëm, konkretisht në mbrojtje të identitetit maqedonas.

“OBRM-PDUKM duhet të bëhet parti e hapur shtetërore në këtë moment. Ja, publikisht do të jap një këshillë, të cilën nuk ia kam dhënë fshehur askujt në OBRM-PDUKM. Tani kemi kërcënime nga dy deputetët e Besës, që të fshihet fjala “maqedonase” (në nënshtetësi). Mendojeni Zaevin në këtë pozicion, që të bëjë lëshime dhe ta fshijë, vetëm që të kalon marrëveshja e Prespës? Dhe çka tani? OBRM-PDUKM dhe partitë tjera patriote do të jenë të lumtur me këtë? Unë nuk do isha i lumtur. Në këtë moment kjo situatë do të ishte një urë e mirë që të thuhet “Ja, ju nuk jeni të aftë që të siguroni 80 deputetë, ne me vetëdije ua japim dy, vetëm që Maqedonia mos të bëjë lëshime të reja në marrëveshjen me Greqinë”, sugjeron publikisht Ljupço Georgievski, në intervistë për “Tv24”.

Sipas Georgievskit kjo do të ishte një mundësi për “hyrje elegante për tejkalimin e situatës së tanishme, në sjelljen e OBRM-PDUKM-së drejtë bashkësisë ndërkombëtare, por edhe përpjekjeve që të mbrohet e ashtuquajtura kauza maqedonase”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat