Kostadinov: Mickoski punon bashkë me Baçevin kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Kostadinov: Mickoski punon bashkë me Baçevin kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Më: 10 janar 2019 Në ora: 13:22
Baçev - Mickoski gjatë protestës më 10.01.2019 përpara Kuvendit kundër ndryshimeve kushtetuese

“Hristijan Mickoski u është bashkuar protestave anti-NATO, të organizuara nga pro-rusi Janko Bançev, ai punon kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, në lidhje me daljen në protestë të opozitës kundër ndryshimeve kushtetuese.

“Është e qartë, nga njëra anë është Mickoski dhe Baçev dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, ndërkaq nga ana tjetër ne dhe shumica e qytetarëve jemi që Maqedonia të shkojë përpara dhe të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Mickoski dhe Baçev nuk do ta rrezikojnë ardhmërinë, nuk do ta bllokojnë Maqedoninë, agjenda e tyre anti-perëndimore nuk do të kalojë, kjo shihet edhe në protestat e dobëta këtu përpara Kuvendit”, tha Kostadinov.

Ai shtoi se qytetarët dhe deputetët e dinë se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, përveç anëtarësimit në BE dhe NATO nëpërmjet pranimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Maqedonia shkon përpara, kthim mbrapa s’ka. Nuk do të kthehemi në të kaluarën e errët, sado që ta dëshirojë atë Mickoski”, shtoi Kostadinov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat