Seanca për ndryshimet kushtetuese shtyhet për në orën 15:00

Maqedonia

Seanca për ndryshimet kushtetuese shtyhet për në orën 15:00

Më: 10 janar 2019 Në ora: 14:40
Kuvendi i Maqedonisë

Shërbimi për informim i Kuvendit të Maqedonisë njofton se seanca e 75, në të cilën do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese është shtyrë për në orën 15:00.

Nga Kuvendi nuk japin informacione shtesë dhe arsyet se pse është shtyrë seanca, e cila duhej të niste në orën 13:00.

Kryeministri Zoran Zaev më herët deklaroi se akoma është duke negociuar me Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit, për të arritur marrëveshje për kërkesat e tyre, me qëllim që të sigurojë 80 vota për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

Zaev tha se për momentin nuk mund të tregojë nëse janë siguruar 80 deputetë, duke shtuar se nëse nuk bëhet një gjë e tillë përgjegjësi do të kërkojë në bordin e partisë së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat