OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti - Bota Sot
OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti

Maqedonia

OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti

Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:59
Ilustrim

Partia më e madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti që pritet të mbahen në prill të këtij viti. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, kundërshtarëve politik ju paralajmëroi humbje të thellë.

“Do të shkojmë në zgjedhje dhe do t’i mposhtim nga i pari deri te i fundit. Maqedonas, ta kthejmë shtetin. Kjo errësirë do të përfundojë, OBRM-PDUKM është e popullit ndërsa populli është Maqedonia”, tha Mickoski.

Ai akuzoi Qeverinë se e shfrytëzon të gjithë potencialin jodemokratik ta fitojë më zgjedhje të kurdisura.

“Filluan para zgjedhjeve për kryetar shteti të punësojnë, të strehojnë, të korruptojnë”, tha Micoski duke shtuar se OBRM-PDUKM nuk do të bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti.

Me të gjitha padrejtësitë dhe keqpërdorimet, sipas Mickoskit, OBRM-PDUKM dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë do të fitojë në zgjedhjet për kryetar shteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...