Gruevski, Bozhinovski dhe Dimovski do të gjykohen për rastin “Talir” - Bota Sot
Gruevski, Bozhinovski dhe Dimovski do të gjykohen për rastin “Talir”

Maqedonia

Gruevski, Bozhinovski dhe Dimovski do të gjykohen për rastin “Talir”

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:01
Nikolla Gruevski

Gjykata e aprovoi aktakuzën për rastin e PSP-së “Talir” në të cilën akuzohen ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska.

Këto akuzohen se në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4.6 milion euro para të gatshme për partinë, ndërsa më pas kanë rregulluar që këto para të paguhen në xhirollogarinë e partisë përmes fletë pagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

Ata janë akuzuar për veprën penale “financim ilegal i personit juridik – parti politike”. Çingarovska vitin e kaluar e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht. Nga Gjykata Penale njoftojnë se pas formimit të lëndës penale sipas vlerësimit të aktakuzës, i njëjti në përputhje me sistemin AKMIS do t’i jepe një gjyqtari për procedim të mëtejshëm.

Sa i përket aktakuzës së dytë për të njëjtën lëndë të PSP-së, i cili i referohet ndërtimit të paligjshëm të selisë së partisë, gjykata ende nuk ka marrë vendim. Akuza është dërguat tek gjykatësi për vlerësim dhe pas marrjes së vendimit, do të njoftohet edhe opinioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...