Maqedoni, zbulohen vaksina të reja me afat të skaduar

Maqedonia

Maqedoni, zbulohen vaksina të reja me afat të skaduar

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:00
Ilustrim

Në shtëpitë shëndetësore, gjegjësisht në pikat e vaksinimit në të gjithë Maqedonisë ende vazhdon të zbulohen vaksina me deklaracione me afat të skaduar, konfirmon drejtori i Agjencisë për ilaçe dhe mjete medicinale MALMED, Qahil Ibrahimi për gazetën “Nezavisen”.

Nuk dihet se sa është numri dhe në të cilat pika të vaksinimit. Më herët janë zbuluar vaksina MRP me afat të skaduar, pas së cilës një pjesë e opinionit vazhduan qëndrueshmërinë kundër imunizimit, pas së cilës ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri thirrje që gjithçka ishte në rregull, sepse deklaracionet ishin të gabuara.

Po bëhen kontrollet në të gjithë dokumentacionin e kompanisë “Makedonialek”, e cila është importuese dhe distributor i MRP vaksinave, ndërsa rezultatet priten të jenë gati sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat