Gashi: Tre deputetët e “Lëvizjes Besa” janë për ndryshimet kushtetuese - Bota Sot
Gashi: Tre deputetët e “Lëvizjes Besa” janë për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Gashi: Tre deputetët e “Lëvizjes Besa” janë për ndryshimet kushtetuese

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:08
Afrim Gashi

Lëvizja Besa krahu i Afrim Gashit, është për ndryshimet kushtetuese. Nga atje thonë se kërkojnë nga mediat që dy deputetët nga krahu i tjetër i Besës, t’i shënojnë me emra.

“Tani, kur roli kryesorë i deputetëve janë ndryshimet kushtetuese, dhe dy deputetë, të cilët erdhën nga një parti tjetër në Lëvizjen Besa, e kundërshtojnë këtë proces. U kërkojmë mediave të kuptojnë këto dallime dhe sa herë që duhet të informojnë për qëndrimin “kundër” të atyre deputetëve, t’i përmendin ata me emrat e tyre personal ose me fraksionin që ata përfaqësojnë”, tha Gashi.

Ai edhe njëherë konfirmoi se Lëvizja Besa me tre deputetët e saj qëndron fortë pas zbatimit të ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimit të vendit në NATO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...