Para Kuvendit të Maqedonisë protestohet kundër ndryshimeve kushtetuese - Bota Sot
Para Kuvendit të Maqedonisë protestohet kundër ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

Para Kuvendit të Maqedonisë protestohet kundër ndryshimeve kushtetuese

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:31
Protesta

Për disa ditë me radhë para Kuvendit të Maqedonisë po zhvillohen protesta kundër ndryshimeve kushtetuese.

Disa organizata të shoqërisë civile që kanë protestuar kundër ndryshimit të emrit kushtetues dhe kanë dalë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që t’u kundërvihen ndryshimeve kushtetuese.

“Ne e dimë se ata ofruan shuma të mëdha. Kjo është e turpshme. Le të jenë të vetëdijshëm, se parat që i pranojnë harxhohen, ndërsa dinjiteti dhe fytyra jo”, tha Dragan Ugrinovski  para protestuesve.

Një pjesë e mediave thonë se kryeministri Zaev dhe Bilall Kasami është dashur të takohen përsëri për të biseduar në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Ndërsa seanca kuvendare për ndryshimet kushtetuese e cila duheshe të fillojë në orën 12:00 është anuluar për në orën 15:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...