Deskoska: OBRM-PDUKM kërkon që antikorrupsioni të mos inspektojë xhirollogaritë e funksionarëve - Bota Sot
Deskoska: OBRM-PDUKM kërkon që antikorrupsioni të mos inspektojë xhirollogaritë e funksionarëve

Maqedonia

Deskoska: OBRM-PDUKM kërkon që antikorrupsioni të mos inspektojë xhirollogaritë e funksionarëve

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:36
Renata Deskoska

Ministri i Drejtësisë, Renata Deskoska sot në konferencë për shtyp tha se pret që këtë vit Kuvendi t’i jep vëmendje paketave ligjore reformuese dhe viti 2019 të jetë viti i reformave në drejtësi, një kusht kyç për integrimin në BE.

Në lidhje me ligjin për Parandalim të Korrupsionit dhe konflikt të interesave, Deskoska tha se në një pjesë të amendamenteve kuvendare të dorëzuar nga OBRM-PDUKM për këtë ligj ka edhe prej atyre që kërkojnë që të hiqet obligimet e anëtarëve të ardhshëm të antikorripsionit që të kryejnë inspektim mbi xhirollogaritë bankare të funksionarëve.

“Unë u bëj thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së të jenë i vetëdijshëm për rëndësinë e Antikorrupsionit dhe të heqin dorë nga kërkesat e caktuara që ata kanë, të cilat duhet të kontribuojnë në reduktimin e rëndësisë, rolit dhe kompetencave të Antikorrupsionit.

Ajo çka është reale që shkakton probleme në amendamentet e tyre është kërkesa për heqjen e kushtit për ndalimin e politizimit të anëtarëve, gjegjësisht parandalimin anëtarëve të cilët më herë kanë qenë politikisht aktiv ose kanë qenë donatorë të partive politike që të mos jenë anëtarë. Për më tepër të kërkojnë edhe heqjen e obligimit për të inspektuar llogaritë bankare të funksionarëve”, tha Ministrja e Drejtësisë.

Deskoska gjithashtu foli edhe për rolin e PSP-së dhe vazhdimin e punës së saj.

Prokuroria Speciale Publike duhet ta ruajë pavarësinë e saj, sepse u tregua si një zgjidhje e shkëlqyer dhe se ajo nuk duhet të jetë në nivelin e Prokurorisë për organizim dhe ndjekje kriminale.

“Unë besoj se partitë politike duhet të japin mbështetje për ruajtjen e kapaciteteve të PSP-së dhe obligimet e saja, duke pasur parasysh se në vitet e fundit është investuar në trajnimin dhe edukimin në këtë Prokurori. Pra, Prokuroria e cila do të ketë disa garanci të pavarësisë dhe vendimeve autonome të cilat kanë treguar rezultate në Maqedoni dhe duhet të ruhen”, tha Deskoska.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...