Juncker: Shkupi dhe Athina ta bëjnë atë që historia kërkon prej tyre

Maqedonia

Juncker: Shkupi dhe Athina ta bëjnë atë që historia kërkon prej tyre

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:09
Jean-Claude Juncker

Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, ju ka bërë thirrje Greqisë dhe Maqedonisë që ta përfundojnë procesin për emrin në afatet e caktuara.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për shtyp me presidentin e Rumanisë Klaus Johanis, Juncker tha se është i impresionuar nga guximi i Zoran Zaevit dhe Alexis Tsipras.

“Të rrallë janë ata që para historisë kanë marrë përgjegjësi të tillë dhe do doja që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në afatet e parapara. Mund vetëm të inkurajoj dy Kuvendet që ta bëjnë atë që historia kërkon prej tyre”, tha Juncker.

Ndryshe, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të NATO-s çdo herë kanë bërë thirrje për përmbyllje të procesit të ndryshimit të emrit dhe kanë shprehur mbështetje për Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat